Shqipëria jo vetëm po zbrazet por edhe po plaket!

Vitin e shkuar u shtruan më shumë pacientë në spitale. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në raportin vjetor 2021, numri  qytetarëve të trajtuar arriti në gati 260 mijë nga pak më shumë se 220 mijë në 2020-n.

Mjekët vlerësojnë se popullata e vendit po futet në një cikël me plakje në rritje e shtim të sëmundshmërisë.

Për trajtimin e pacientëve, vitin e shkuar Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shpenzuar gati 23 miliardë lekë nga rreth 19 miliardë në 2020-n.

Mjekët parashikojnë se numri i pacientëve që do të kërkojnë trajtim shëndetësor në spitale do të rritet në vitet në vijim, kjo si pasojë edhe moskryerjes së kontrolleve apo terapive të nevojshme gjatë pandemisë.

Gjatë vitit 2021 humbën jetën më shumë shqiptarë se kurdoherë më parë në së paku dekadën e fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vitin e kaluar vdiqën më shumës e 30 mijë vetë.