Oligarku Kol Noku drejt burgut/Ndërtoi tre kate pa leje me qëllim fitimin dhe me evazion fiskal

Ndërtimet pa leje në qytetin e Sarandës kanë çuar për ndjekje penale dhe pas hekurave  kryeinspektoren e ndërtimit pranë Bashkisë Sarandë, Romina Pulaj.

Kjo e fundit dyshohet se ka “shpërdoruar detyrën”, duke lejuar një subjekt privat të ndërtojë disa kate shtesë mbi një godinë ekzistuese në qytetin e Sarandës.

Kolë Noku, një oligark i cili ka ndërtuar pa leje 3 kate të një objekti në mes të qytetit Sarandës dhe endet i lirë pa asnjë ndërshkim.

Kohët e fundit kundër këtij oligarku ka filluar një hetim penal si nga prokuroria e Sarandës, njëkohësisht edhe nga ana e hetimit tatimor Tiranë  të cilët e kan future nën kthetra për fshehje të të ardhurave dhe evasion fiskal.

Njëkohësisht nga informacionet e kërkuara nga ana jonë, shtetsi Kol Noku është nën hetim edhe nga “SPAK” për një fakt korruptiv dhe së shpejti pritet të arrestohet.

Kolë Noku, është administrator administrator i shoqërisë “Noku 2008”, shoqëri e cila ka detyremtë tatim taksa të cilat kapin vlerëmn 600.000 eurove.

Kjo shoqëri ka marë një lejë ndërtimi nga Bashkia Sarandë në vitin 2006, për të ndërtuar pallat në pronën e Aleko Likës, por pallati nuk është ndërtuar brenda afatit kohor prej 3 vitesh, afat kur duhej të zbatohej leja e ndërtimit.

Mesa duket  në këtë qyet korrupsioni  nuk është prezent vetëm në Polici, Bashki , Hipotekë, por është evident edhe në drejtorinë e Tatim-Taksave e cila ka lejuar shoqërinë  “Noku 2008”, të mos i paguajnë taksat prej, 600.000 euro.

Pallati i marrë me lejen e ndërtin  të mësipërm ka qënë objekt sekuestrimi nga organet tatimore    për detyrimet.

Ndërkohë oligarku Kolë Noku, vazhdon  të shijoj jetën lloksoze në vënde të ndryshme të botës me taksat e tatimpaguesve shqiptarë.