Si e bleu Pëzja i Sarandës policinë e shtetit pasi ndërtoi dy kate pa leje

Pak kohë më Romina Pulaj u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Heshtja”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari i një objekti 7-katësh i identifikuar si Pando Papuçi.

Në proçedim ka qënë dhe një personazh i njohur të botës së krimit të i quajtur Pëzja i Sarandës, i cili ka lidhje si me botën e krimit njëkohësisht dhe me puushtetin vendor dhe atë të  policisë së shtetit.

Por sa të implikuara janë  “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në lidhje me aktivitetin e paligjshëm të ndërtimit të paligjshëm dhe si e favorizoj ajo Pëzen e Sarandës?

Shtetasja Lulëzime Sulaj dhe Niko Sulaj , kanë denoncuar në komisariatin dixhital disa herë për ndërtimin të paligjshëm kundër oligarkut matrapaz Lefter Lefteri i njohur ndryshe si Pëzja e i Sarandës.

Në të gjithë rastet e  denoncuara nga ana e  Shtetasja Lulëzime Sulaj dhe Niko Sulaj, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë,  kanë dhënë informacion të rrem, duke raportuar se nuk kemi të bëjmë me ndërtim pa leje.

Oligarku matrapaz Lefter Lefteri, i njohur ndryshe si Pëzja e i Sarandës, është favorizuar nga ana e Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë duke dhënë komisariatit të Dixhital të dhna të rreme dhe nga ana tjetër ka  në këtë objekt janë ndërtuar 2 kate pa leje.

Nga ana tjetër asnjë hetim nuk ka filluar nga ana e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore e cila hesht dhe është bërë palë me Pëzen e Sarandës, dhe njëkohësisht nuk ndërshkon veprimet kriminale të policisë së Shetit.