avarësisht disfatave të pësuara dhe faktit që pushtimi i Ukrainës është duke zgjatur më shumë seç ishte planifikuar, Presidenti rus Vladimir Putin është duke u përballur me një tjetër sfidë.
Komiteti i Nënave të Ushtarëve, i cili punon për të “mbrojtur të drejtat e ushtarëve”, thotë se ka ndihmuar familjet ruse që janë kundër luftës.
Raportimet e fundit tregojnë se ushtarët rusë po refuzojnë të kthehen për një dislokim të dytë.
Në një intervistë me median ruse Meduza, sekretarja ekzekutive e OJQ-së Valentina Melnikova tha se disa ushtarakë që largoheshin nga Ukraina kishin kërkuar këshillën e komitetit për të shmangur kthimin në vijën e parë të frontit.
Dr Jenny Mathers, një akademike në Universitetin Aberystëyth që po studion Ukrainën, tha se një rritje e trupave që nuk dëshirojnë të bëjnë luftë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm.
“Aftësitë e Rusisë nuk janë të pafundme. Ne kemi gjithnjë e më shumë raste të trupave ruse që kanë shërbyer në Ukrainë dhe janë kthyer në Rusi, duke refuzuar të kthehen përsëri për një dislokim tjetër.
Ne kemi gjithnjë e më shumë shembuj të sulmeve, djegies së zyrave të rekrutimit ushtarak rusë… gjithnjë e më shumë histori të familjeve të gatshme për të mbështetur djemtë e tyre që fshihen nga rekrutimi”, tha ajo.