Sadio Mane pritet të jetë lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut, me sulmuesin senegalez që pritet shumë shpejt të zyrtarizohet.
30-vjeçari mbërriti në Gjermani për të kryer vizitat mjekësore me kampionët e Gjermanisë dhe menjëherë pas i ka përfunduar ka dalë nga qendra me një bluzë të Bajernit.
Fotoja u shpërnda menjëherë në rrjet, me çdo gjë që pritet të zyrtarizohet në orët në vijim.