Plagosi me thikë të riun, arrestohet 17 vjeçari

Një 17 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka plagosur me thikë një 18 vjeçar për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Këlcyrë. J.M. ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe thikën që u përdor nga A.B teksa ndaj tij rëndojnë akuzat e “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.