Skandal: Antarja e “KPA” Ina Rama dhe antarja e “KPK” Firdes Shuli të rekrutuatra e Shërbimit Informativ Shtetëror

Skandalet nuk kanë fund në shqipëri, hakerat Iranianë kanë publikuar mbrëmjen e së mërkurës të tjera të dhëna të marra në sistemet shqiptare.

Në faqen e tyre në Telegram, “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut”  ata kanë publikuar një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.

Pjesë e të dhënave janë emrat, funksioni që kryejnë, email-et dhe numrat e telefonit të pjesës më të madhe të këtyre punonjësve. Për herë të parë dalin edhe emrat e punonjësve të SHISH që punojnë në drejtorinë e kundërzbulimit.

Ata japin edhe një mesazh për qeverinë shqiptare me publikimin e kësaj liste.“Krenarë që strehoni terroristët? Gjithashtu krenar për të mirëpritur pasojat që bëjnë njerëzit tuaj të vuajnë. Huh?” – thuhet në mesazh.

Pak ditë më parë ata publikuan edhe të dhënat e vetë kreut të SHISH, Helidon Bendo dhe familjarëve të tij. Aty dolën të gjitha të dhënat personale të Bendos. U publikuan numrat e telefonit, adresa e saktë, makinat që ka në zotërim ai dhe bashkëshortja e tij.

Janë publikuar numri i kartës së identitetit dhe të gjitha numrat e pasaportave që zotëron (të zakonshme apo diplomatike). Janë të publikuara të gjitha hyrjet dhe daljet e kreut të SHISH nga territori shqiptar.

Por ajo që bije më shumë në sy është fakti se pjesë e punonjësve të SHISH është dhe Ina Rama, e cila ka pasur detyrën e Prokurores së Përgjithshme dhe aktualisht është  antare e “KPA” njëkohësisht  punonjëse e SHISH është dhe Firdes Shuli.

Nw listwn e punonjwsve tw SHISH, wshtw dhe avokati Ramiz Billa.