Ambasadorja franceze i ka dhënë një shuplakë të fortë qeverisë. ElisabetBarsak ishte në Korçë, ku u takua me kryebashkiakunSotiraqFilo, por u pyet nga gazetarët mbi fluksin e emigrantëve dhe amnistinë fiskale.
Sa i takon emigrantëve, ajo tha se duhet një koordinim mes shumë shteteve, pasi Franca është pjesë e Bashkimit Europian.“Duhet të theksoj diçka sepse së pari përballë Britanisë nuk është vetëm Franca si kufi, ajo ndan kufi detarë edhe me tre vende të tjera përveç Francës, Belgjika, Holanda dhe Gjermania.
Prandaj kjo çështje duhet trajtuar jo vetëm nga Britania e madhe por edhe nga të gjitha vendet e BE-së, pra është një çështje që nuk mund të zgjidhet apo të diskutohet në gjirin e një shteti siç është Anglia.
Duhet të theksoj edhe një gjë tjetër që Franca është anëtare e Bashkimit Europian dhe si e tillë me situatën e re të BE-së ajo nuk mund të trajtojë çështje të ndryshme në marrëdhënie dypalëshe ato trajtohen në gjirin e gjithë shteteve të BE-së kjo është situata dhe kjo është zgjidhja që ne kemi bërë”, tha ambasadorja.
Diplomatja franceze u pyet dhe për amnistinë fiskale. Por ajo ironizoi me shumë finesë qeverinë shqiptare. Teksa Rama këmbëngul se amnistia do bëhet, ambasadorja e ka bërë të qartë se nuk mund të lakmohet integrimi në BE nëse nuk ndiqet e njëjta “muzikë” me vendet e aleancës.
“Faleminderit që sqaruat faktin se unë jam shprehur kundër amnistisë fiskale por gjithashtu besoj dhe shpresoj qe ta keni lexuar të gjithë raportin e progresit sa i përket Shqipërisë.
Në raport thuhet 4 herë që në rast të miratimit të amnistisë fiskale kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme por unë sa i përket pasojave që kërkoni të dini ju unë nuk jam personi i duhur që mund t’ju përgjigjem.
Do doja të bëja një krahasim për ju dhe për gjithë dëgjuesit tuaj. Kur shkoni të ndiqni një koncert do ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës së pari rakordohen të gjithë që të kenë të njëjtin la.
Tani Shqipëria është duke përshtatur prandaj ajo duhet të synojë të intonohet me ketë notë la. Dhe në vend që të luajë një la mund të luajë një si por kjo është shumë e keqe për veshët e atyre që dëgjojnë”, tha ambasadorja.