Dortmund kaloi në çerekfinale në Kupën e Gjermanisë, duke triumfuan në transfertë përballë Bohum me rezultatin 1-2. Skenën në këtë duel e “rrëmbeu” një gol nga mesfusha i shënuar nga mesfushori Emre Xhan.Në minutën 45+1’, mesfushori i Dortmundit, përfitoi nga një gafë e portierit kundërshtar, i cili braktisi portën dhe me një gjuajtje të kalibruar nga mesi i fushës gjeti rrugën e rrjetës.
Ky gol ka bërë xhiron e internetit, ndërkohë që tifozët kanë ngritur dyshime në lidhje me reagimin e portierit kundërshtar, i cili la për të dëshiruar.