Çmenduritë në Shqipëri nuk kanë fund dhe më i fundit vjen nga drejtoria e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja teksa ka folur në lidhje me targat e personalizuara, tha se një targë e personalizuar në ankand mund të shkojë 30 mijë euro por edhe 5 mijë euro.
Më tej shtoi se ka persona që janë të gatshëm të paguajnë 20 mijë euro për një targë të personalizuar.
“Një targë e personalizuar në ankand mund të shkojë 30 mijë euro, mund të shkojë 300 mijë euro por dhe 5 mijë euro. Dje më thanë se një person është i gatshëm të japë 20 mijë euro për targën.”, tha ai për A2 CNN.
Gonxhja tha se të gjithë ata persona që dëshirojnë të kenë një targë ndryshe nga tradicionalet, mund ta zgjedhin vetë algoritmin e tyre online dhe ta përfitojnë në çast targën e tyre.
Por, sipas Gonxhes, mund të ketë raste kur i njëjti kombinim të kërkohet nga dy ose më shumë persona, e në këtë rast do të hapet një ankand dhe ai që do të ofrojë më shumë para, do të jetë edhe mbartësi i kësaj targe.
Ai u shpreh se këto targa do të nisin nga 1.4 milionë lekë të vjetra dhe këtu iu referua kombinimeve me 5 deri në 7 germa dhe numra.