Protesta e nesërme duket se ka deliruar Sali Berishën. Gjatë një takimi me gazetarët, ai u shpreh se ajo do të jetë aq madhështore saqë mezi po e presin edhe zyrtarët e SHBA dhe BE.
“Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botë. Mund tu them se kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, rrugët, kafenetë, klubet, restorantet nuk flitet për gjë tjetër veç se për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës. Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë, ‘Watergatit’ të shekullit të 21”, tha ai.