Gjyqi për vulën e PD-së, Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’: Nuk mbyllet sot, do të shkojë në Strasburg

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një emision televiziv gjyqin që po mbahet në Gjykatën e Apelit mbi vulën e Partisë Demokratike.

Spahiu tha se ai nuk pret që sot të ketë një vendim përfundimtar. Sipas tij kjo çështje do të dojë rreth 5 vite të zgjidhet përfundimisht, pasi palët mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut për t’a zgjidhur.

“Vendimi i gjykatës do ta përçajë më tej PD-në pasi gjykata nuk do të japë dy vula, por një vulë. Kjo vulë do t’i takojë një grupimi dhe për këtë arsye do të thellohet ndarja e PD-së.

Unë kam parashikuar në dhjetor të vitit 2021 se procesi do të zgjasë 5 vjet. Unë parashikoj se procesi gjyqësor nuk merr fund sot. Procesi gjyqësor nuk do të zgjidhet as në vitin 2025, por pas saj.

Deri më sot ka kaluar një vit e gjysmë nga ajo që unë thashë dhe atëherë nuk e morën seriozisht.

Ka kaluar 1 vit e gjysmë dhe vetëm me një hallkë gjyqësore nga gjykata e faktit është shqyrtuar. Ky proces do të vijojë përsëri në Shkallën e Parë, do të vazhdojë përsëri në Apel, më pas në Gjykatën e Lartë, e pas saj në Gjykatën Kushtetuese. Unë mendoj se pas 2025-ës do të vijojë edhe në Gjykatën e Strasburgut. Do të jetë një konflikt i shumë i thellë. Në gjykatë janë parë dhe përfaqësuesit të trupit diplomatik”, tha Spahiu.