Nuk ka surpriza në “Bernabeu”, kampionët e Realit likuidojnë Liverpulin dhe marshojnë në çerekfinalet e Champions-it

Kampionët e Real Madridit, nuk falin as në duelin e kthimit, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Liverpulin, falë golit të realizuar nga Karim Benzema në minutën e 78-të. Pas triumfit 2-5 në “Anfield”, skuadra e Ançelotit, bëri detyrën edhe në shtëpi, duke u kualifikuar kështu për në fazën çerekfinale të Champions-it.Për sa i përket sfidës së sotme, ajo ishte tejet emocionuese, duke prodhuar raste të shumta shënimi nga të dyja skuadrat, por për meritë edhe të portierëve, rezultati përfundimtar ishte 1-0.

FT: REAL – LIVERPUL 1-0

Benzema 78