Video e frikshme/ Një shpend i madh përplaset me aeroplanin, piloti mbulohet me gjak

Një video e pilotit Ariel Valiente është bërë virale orët e fundit, pasi regjistroi momentin e saktë kur një zog përplaset me avionin që lëvizte në qiell.Ngjarja është regjistruar në Vinces të provincës Los Ríos të Ekuadorit. Në video, piloti shihet i mbuluar me gjak në fytyrë dhe në uniformë, ndërsa para syve është pjesa e poshtme e trupit të zogut të madh.Megjithatë, kapiteni i avionit arriti të ruante qetësinë e tij, si dhe stabilitetin e avionit dhe stërvitja që ishte planifikuar që në fillim përfundoi normalisht.Autoritetet e aviacionit nuk kanë qenë ende në gjendje të përcaktojnë lartësinë në të cilën ndodhej avioni dhe as rrugën që po ndiqte. Me sa duket, zogu vdiq disa minuta pas përplasjes.