Kroacia është finalistja e parë e këtij sezoni në Ligën e Kombeve. Skuadar e Zlatko Daliç ka mundur me shifrat 4-2 pas kohëve shtesë Holandën, në ndeshjen e luajtur në Roterdam.
Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e parë me Malen dhe dukej se mund të siguronin vendin në finalen e këtij aktiviteti ku janë pritës. Por në pjesën e dytë, Kroacia nisi të dhuronte një lojë shumë më të mirë ofensive dhe mori kontrollin e plotë, duke shënuar barazimin me penalltinë e Kramariç, e më pas edhe avantazhin me Pasaliç.
Holandezët u hodhën të dëshpëruar në sulm dhe në fund, në minutën ë 96-të, barazuan shifrat për të çuar sfidën në kohët shtesë.
Por aty ishte përsëri skuadra e Daliç që dominoi plotësisht “tulipanët” e Kuman, të përgjumur në mbrojtje pasi Van Dajk & Co. bënë gabim pas gabimi, duke i dhënë mundësinë Petkoviç të shënonte dhe më pas të fitonte penalltinë me të cilën Modriç vulosi suksesin 4-2.
HOLANDË 2-4 KROACI
34′ Malen, 90’+6′ Lang/ 55′ Kramariç (P), 73′ Pasaliç, 98′ Petkoviç, 117′ Modriç (p)