Aksident në Librazhd, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd- Përrenjas.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona të cilët aktualisht janë nën përkujdesjen e mjekëve. Bëhet me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Mendohet se shkak I aksidentit ka qenë lagështira në rrugë. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.