Shefja e Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit në Shqipëri, mbikëqyrja e ndërkombëtarëve në procesin e vettingut, Genoveva Ruiz ka përcjellë disa mesazhe në lidhje me sulmet që janë bërë kundrejt saj dhe stafit të saj në lidhje me vetingun.
“Më vjen keq që gjatë muajve të fundit, institucionet e vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe stafi i tij kanë qenë shënjestër e një trysnie të paprecedentë dhe të padrejtë, keqinformimit dhe sulmeve e shpifjeve personale. Kjo po u shkakton shumë dhimbje dhe vuajtje personale atyre që janë më se të përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë. Këto sulme synojnë ta shmangin reformën dhe të dëmtojnë zbatimin e saj të mëtejshëm. Por në vend që ta dobësojnë vendosmërinë tonë, ato na japin një shtysë të përtërirë, pasi ato vërtetojnë se reforma funksionon dhe se rezultatet e saj kanë nisur të prekin interesat personale dhe individët që kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga një status quo thellësisht e korruptuar“, tha ajo.
Së pari shefja e Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit në Shqipëri ska asnjë tagër të cilsoj shpifje një informacin të publikuar në media pasi për këtë rast është gjykata ajo e cila mund të shprehet për një cilësim të tillë dhe mund të quhet shpifje vetëm kur të jetë dhënë një vendim të formës së prerë , me këtë veprim Genoveva mundohet të mbuloj djellin me shoshë duke u hedhur hi syve popullit Shqiptarë.
Ky veprim i kryer nga shefja e Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit në Shqipëri tregon formimin juridik që ajo ka në lidhje me të drejtën dhe ligjet dhe kjo është fryma e calaverës që sjell në shtetin tonë.
Po kush është stafi i mbledhur nga shefja e Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit në Shqipëri i kujtojmë asaj se për të kryerë vetingun në shqipëri ka mbledhur rreth vetës 40 hajdut si alibaba në kohën e vetë.
JA BANDA E CALAVERËS:
Përmes këtij materiali do të përcjellim në vëmendjen tuaj, hije të rënda skandali të cilat bashkëshoqërojnë vëzhguesit ndërkombëtarë : Theo Jacobs, Gerrit Sprenger, Ferdinando Buatier, Hans Kijlistra dhe Mia Roesing.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të caktuar për mbikëqyrjen e procesit të Vettingut në Shqipëri, rezulton të kenë patur eksperienca të mëparshme në disa nga shtetet e ndryshme të lindjes, si edhe të angazhuar në misionin e EULEX, në Kosovë për disa vite me rradhë.
Krahas faktit të dështimit të misionit të tyre në Kosovë, disponohen informacione të shumta, të cilat lidhin ngushtësisht këta vëzhgues ndërkombëtarë me aferra shumë të rënda korruptive, si edhe me përfshirjen në skema të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm kundrejt kolegëve të tyre, me qëllim dënimin me durgime të rënda të shtetasve të ndryshëm në Kosovë, përgjithësisht të figurave përfaqësuese të luftës së UÇK-së në Kosovë.
Mësa duket ky model i ushtrimit të vepritarisë dhe ‘vëzhgimit’, të tyre mesa duket po vijon edhe në Shqipëri, ku janë të shumta rastet kur këta subjekte bëhen palë me disa nga Komisionerët e KPK-së, me motive të qarta për të ndihmuar përmes rryshfetit disa subjekte dhe për të ngelur me pa të drejtë disa të tjerë.
Më poshtë po sqarojmë rrethana për të dyja rrafshet e vepritmarisë së këtyre vazhguesve, fillimisht për aferat korruptive jashtë Shqipërsië, dhe më pas për përfshirjet e tyre në vettingun në Shqipëri.
- Skandalet jashtë Shqipërisë.
1.1.Një nga Prokurorët e caktuar në Misionin EULEX në Kosovë (më herët ka qenë Prokurore e Mbretërisë së Bashkuar), e quajtur Maria Bamieh, në vitin 2014 ka bërë një denoncim të fortë në gazetën “Thë Guardian”, si edhe në institucionet gjyqësore britanike, duke treguar raste të rënda korrupsioni të zhvilluara në këtë mision. Në kto afera të rënda janë përfshirë disa gjyqtarë dhe prokurorë, një pjesë e madhe e të cilëve ndodhen aktualisht në rolin e Vëzhguesve Ndërkombëtare të ONM-së.
Nga denoncimi i kësaj Prokurore të Mbretërisë së Bashkuar, përmenden raste me fakte konkrete, ku 4 nga zyrtarët e lartë të EULEX, të drejtuar nga kryeprokurori Theo Jacobs, kanë marrë shuma të konsiderueshme monetare nga zyrtarë të ndryshëm, me qëllim shpërtimin e tyre nga përgjegjësia ligjore, si edhe për të dënuar kundërshtarët e tyre politikë.
Në këtë rast të rëndë korrupsioni përshkruhet me detaje cështja ku kanë qenë të përfshirë vëzhguesi Theo Jacobs në pozitën e kryeprokurorit të EULEX-it, si edhe të vëzhguesve Ferdinando Buatier, Marie Tuma dhe Elka Ermenkova, të cilët në atë kohë ishin gjyqtarë në këtë mision.
Rastet e përshkruara nga Prokuorja e Mbretërisë së Bashkuar, u përpoqën të mbuloheshin nga Misioni i BE-së, pasi provimi i këtij fakti do të ishte turpi më i madh i pas luftës së dytë botërore, duke urdhëruar kryerjen e një raporti.
Megjithëse u tentua të falsifikohej gjendja reale, përsëri edhe në këtë raspot u konstatua shpërdorimi i hapur i detyrës nga zyrtarët Jacobs, Buatier, Sprenger, Tuma etj.
Jo më kot, në përfundim ky mision u konsiderua si ndoshta më i korruptuari dhe më i dështuari i të gjitha rasteve të tjera të realizuara në vendet e Evropës Lindore. Megjithë këtë dështim, këta zyrtarë u vendos që të ‘ri-integroheshin’, duke u ricikluar përsëri në sistem e kësaj herë si vëzhgues i reformës në drejtësi në Shqipëri.
1.2.Vëzhguesit ndërkombëtarë Gerrit Sprenger, Smith dhe Prokurori Thoe Jacobs, nën akuzë në Britani dhe Gjykatën për Drejtësi të Bashkimit Evropian, për korrupsion, ndërhyrje politike dhe kërcënime gjyqtarësh.
Dëshmi të rënda kanë në të paktën tri raste penale, ku EULEX-i kishte ndërhyrë tek gjyqtarët që të akuzuarit të shpallëshin fajtor. Gjithashtu ata donin që disa politikanë të eliminoheshin nga skena politike edhe se nuk kishte prova.
Këto dhe shumë raste të tjera, i ka sjellë në vëmendje një gjyqtar i EULEX-it, i cili ka bërë akuza të rënda, duke akuzuar misionin për korrupsion, keqpërdorime, kërcënime gjyqtaresh, e largime nga puna në rast se ata refuzonin urdhrat politik.
Ish-gjyqtar i EULEX-it, ka marrë guximin t’i kundërvihet misionit më të madh të Bashkimit Evropian. Ai e akuzon EULEX-in për korrupsion, ndërhyrje politike, presion dhe kërcënime për largim nga puna të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk u nënshtroheshin urdhrave politikë.
Sipas tij, ai pretendon se të paktën në dy raste kanë pasur urdhra për të dënuar njerëz të cilët konsideroheshin problematik në raport me bisedimet e Kosovës me Serbisë.
Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve, Malcomm Simons, ka paditur drejtuesit më të lartë të EULEX-it, dhe ka hedhur shumë dyshime me prova, se ky mision ka qenë gjithçka tjetër pos, mision i drejtësisë.
Mes të paditurve janë Mats Mattson, Gerrit Sprenger dhe Charles Smith. Smith, aktualisht është gjyqtar në Gjykatën Speciale.
Malcomm Simons akuzon EULEX-in dhe një numër drejtuesish të këtij misioni, se i kishin montuar tri raste hetimore disiplinore, për ta ndëshkuar për shkak se nuk ishte pajtuar me mënyrën se si po i qaseshin drejtësisë eprorët e tij.
Të tria këto raste ai i ka fituar.
1.3. EULEX, sot ndodhet në Gjykim në Gjykatën e të Drejtave të Bashkimit Evropian. Vëzhguesit Sprenger, Jacobs, Smith, Buatier, etj ndodhen nën akuza penale për korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Akt akuza është dorëzuar nga ish-gjytari Simons në Mars të vitit 2019.
Potencialisht Vëzhguesit Sprenger, Jacobs, Buatier, Smith etj, mund të dënohen deri në pranverën e vitit të ardhëshëm me burgim.
Çështja e Korrupsionit në BE shkon në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian
Më poshtë është një ekstrakt nga provat e gjyqtarit Malcolm Simmons të paraqitura në Gjykatën në Londër këtë javë.
(1) Në 2013, para emërimit tim si PEJ, unë isha Kryetar i Gjykatës në një çështje të njohur si ‘Klecka’. Ky ishte një rast i krimit të luftës me dhjetë të pandehur që përfshinte një politikan të shquar, Fatmir Limaj. Klecka ishte një rast i rëndësishëm për Misionin. Akuzat përfshinin tortura dhe vrasje të robërve serbë të luftës dhe civilëve shqiptarë. Procedimi penal i EULEX-it në këtë rast ishte i rëndësishëm për angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë në Dialogun Beograd-Prishtinë.
(2) Klecka ishte një rast i profilit të lartë në të cilin Misioni kishte investuar një sasi të konsiderueshme të energjisë dhe parave. Misioni ishte i vendosur që Fatmir Limaj të dënohej dhe, më e rëndësishmja, të hiqej nga jeta politike. Gjatë një takimi rreth janarit 2013 me Mats Mattson, ai më tha se Misioni donte që Limaj të dënohej dhe se ishte i rëndësishëm për dialogun Prishtinë-Beograd. Misioni duhej ta bindte Serbinë se nuk përfaqësonte thjesht interesat e shqiptarëve të Kosovës. Gjyqi i Parë përfundoi kur trupi gjykues, i kryesuar nga një gjykatës i Gjykatës së Kurorës në MB, zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme kundër të akuzuarit (çështja qëndronte tërësisht në provat e një burri me një histori të sëmundjes mendore provat e të cilit ishin në kundërshtim me provat mjeko-ligjore dhe dëshmia tjetër e dëshmitarit dhe i cili kishte vdekur para gjykimit). Gerrit Sprenger, Nënkryetar i Gjyqtarëve të EULEX-it nuk e humbi kohën duke shprehur pakënaqësinë e tij për pafajësinë, duke pasur parasysh rëndësinë e tij politike për besueshmërinë e Misionit. Çështja shkoi në apel dhe gjykatësi Sprenger e emëroi veten President të panelit të apelit. Trupi gjykues i apelit përmbysi gjetjet e gjyqtarëve të gjykimit dhe e dërgoi çështjen për rigjykim. Unë u caktova të kryesoja gjatë gjykimit të dytë.
(3) Rëndësia politike e kësaj çështje për Misionin u theksua përsëri në një email për mua në 29 Janar 2013 nga Presidenti i atëhershëm i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Charles Smith, në të cilin ai më kishte kërkuar që ta rendis çështjen sa më shpejt të jetë e mundur për ato që ai i përshkroi si “një numër arsyesh, shumica e tyre politike”.
(4) Pasi u emërova në panelin gjyqësor, në vitin 2013 u informova nga Charles Smith se Misioni “kishte hipur shumë” në rezultatin e çështjes. Ai tha se Misioni “priti bindjet”. Ai më tej sugjeroi që puna ime mund të rrezikohej nëse të pandehurit nuk do të dënoheshin. Unë i raportova këto ngjarje tek Shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it, Mats Mattson. Mats refuzuan të ndërmarrin ndonjë veprim. Ai gjithashtu sugjeroi karrierën time brenda EULEX dhe BE do të rrezikohej seriozisht nëse e ndiqja çështjen.
(5) Unë rregullisht dhe sinqerisht azhurnoja pjesëmarrësit në takimet e Britanikëve të Lartë për atë që po ndodhte me çështjen Klecka. Unë vazhdimisht shpreha shqetësimin tim se pavarësia e gjyqësorit po cenohej qëllimisht nga Misioni, në drejtimin ose aprovimin e dukshëm të Brukselit.
(6) Unë raportova atë bisedë me Charles Smith në Ambasadën e MB në Kosovë në një email në 11 korrik 2013 drejtuar Zëvendës Ambasadorit Joe Preston. Më pas u takova me Joe Preston. Ia bëra shumë të qartë Z. Preston se kjo ishte ndërhyrje e dukshme në pavarësinë e gjyqësorit dhe një përpjekje për të ndërhyrë në rezultatin e një gjykimi penal. Ne diskutuam se si të veprohet. Unë e bëra të qartë se prisja që Mbretëria e Bashkuar të ndërhynte në emrin tim në Bruksel për të siguruar që gjyqtarët të mos viheshin nën presion të hapur politik. Ai më tha se nuk duhet të shqetësohem nga kërcënime të tilla. Ai sugjeroi që qëndrimi im në Mision mund të ndikohej nëse unë shihesha si një ngatërrestar. Përkundër kërkesave të mia, ai e bëri shumë të qartë se i Padituri i Parë nuk do të ndërhynte. Z. Preston iu referua faktit që, ndërsa modeli i Misionit ishte i përshtatshëm për një mision policor ose ushtarak, ai ishte plotësisht i papërshtatshëm për misionin e një shteti të ligjit. Sidoqoftë, ai shfaqi përmbajtje që roli im duhet të jetë thjesht për të çuar përpara interesat politike të Misionit. Qëndrimi i tij ishte shumë përgjatë linjave që unë nuk duhet të ‘lëkund varkën’.
(7) Kjo nuk ishte rasti i vetëm kur Charles Smith ishte përpjekur të ndërhynte në çështjet penale. Unë ndava një zyrë me gjykatësen Mariola Pasnik. Ne ndamë shqetësime në lidhje me presionin e ushtruar nga menaxhmenti i Misionit mbi gjyqtarët e EULEX-it. Më 18 korrik 2013, Gjykatësi Pasnik mori një email nga Charles Smith në të cilin Charles Smith u shfaq për të udhëzuar Gjyqtarin Pasnik se si të procedonte në çështjen për një çështje në të cilën ajo po kryesonte. Unë isha gjithashtu i pranishëm në 11 dhe 15 korrik 2013 kur gjyqtarja Pasnik mori telefonata nga Charles Smith që ajo vuri në altoparlant gjatë së cilës Charles Smith u përpoq të ndërhynte në të njëjtën çështje duke sugjeruar që ajo të shqiptojë një dënim me burg. Këto biseda i shënova në një email bashkëkohor për gjyqtarin Pasnik.
(8) Gjykatësi Vitor Pardal gjithashtu pretendoi se Charles Smith dhe zëvendësi i tij, Gerrit Sprenger, ishin përpjekur të ndërhyjnë në një nga çështjet e tij. Në të vërtetë, ai pretendoi se procedimet disiplinore të mëvonshme që ishin ngritur kundër tij ishin rezultat i refuzimit të tij për të ndjekur udhëzimet e tyre në atë çështje të veçantë.
(9) Charles Smith më tha kur u kthye nga një udhëtim në Bruksel se procedurat disiplinore kundër Vitor Pardal ishin diskutuar. Ai tha se ai i tha stafit të EEAS në Bruksel gjyqtari Pardal “duhej të shkonte” dhe se “ai ose unë”.
(10) Unë isha Kryetar i bordit disiplinor në procedurat që u ngritën më pas kundër gjyqtarit Pardal (në kundërshtim me nenin 8 (6); paragrafi (19) (b) më lart). Trupi gjykues hodhi poshtë pretendimet. Në mëngjes të diskutimit të panelit kam marrë një telefonatë nga Shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, i cili më tha se ai kishte qenë në komunikim me ‘Brukselin’ dhe vazhdoi të më jepte mendimin e tij për rastin dhe sugjeroi se si mund të vazhdoni të gjeni. Unë i thashë Shefit të Misionit se kjo ishte çështje e panelit dhe se drejtimi i tij nuk ishte i duhur. Kjo ishte demonstruese e mënyrës në të cilën procesi gjoja i pavarur drejtohej në të vërtetë nga jashtë.
(11) Si rezultat i vendimit të panelit për të hedhur poshtë pretendimet në çështjen Pardal, unë u bëra qendra e vëmendjes së Charles Smith dhe Gerrit Sprenger. Për ca kohë pas kësaj, çdo ditë ata më telefononin në zyrën time fikse afërsisht pesë minuta pas fillimit të orëve të punës dhe disa minuta para se orari i punës të përfundonte për të parë nëse isha në tryezën time. Ata gjithmonë dukeshin të befasuar kur më gjenin në tryezën time dhe dukej se kërkonin një arsye për të justifikuar thirrjen time. Kjo vazhdoi për disa javë. Me sa duket nëse nuk do të më kishin gjetur në tryezën time ata do të kishin filluar procedurat disiplinore kundër meje për heqjen e detyrës. Unë e raportova këtë në atë kohë te Catherine Fearon, Asistentja Speciale e Shefit të Misionit të EULEX-it dhe një e dyta në Mbretërinë e Bashkuar.
(12) Pas mbërritjes së Ambasadorit të ri të Mbretërisë së Bashkuar në 2015, unë nuk isha më i ftuar në takimet e Britanikëve të Lartë. Më pas u takova disa herë me Ambasadorin e ri dhe Zëvendësin e tij Thomas Adams. Sidoqoftë, nga unë pritej t’i siguroja raporte të rregullta të Paditurës së Parë. Fillimisht këto ishin mujore, por më vonë u bënë tremujore. I dërgova raportet e mia Udhëheqësit Kombëtar të Kontingjentit të Mbretërisë së Bashkuar në EULEX, i cili emërohet nga i Padituri i Parë, i cili do t’i përcillte ato tek Ambasada dhe i Padituri i Parë në Londër. Në një rast unë u kërkova nga Zëvendës Ambasadori për mendimin tim në lidhje me vetëvrasjen e dukshme të një të burgosuri në Pejë.
(13) Si Kryetar i Gjykatësve të EULEX-it rregullisht kam marrë pjesë në takime me Shefin e Misionit të EULEX-it. Misioni dukej se përcaktonte suksesin nga numri i dënimeve dhe të pandehurve të profilit të lartë që ishin burgosur. Kishte raste të shumta kur gjyqtarët e EULEX-it lëshonin vendime me të cilat Shefi i Misionit nuk pajtohej. Pas çdo vendimi të tillë në një takim me Shefin e Misionit ai do të më pyeste: “A është gjyqtari i kontraktuar apo i dërguar?” Implikimi është që nëse do të kontraktoheshin, do të ishte… vijon në linkun bashkëlidhur.