E dhimbshme/ Ndahet nga jeta farmacisti Spahiu

Ndahet nga jeta farmacisti Agron Spahiu. Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri i Farmacistëve në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale ku kanë bërë edhe një dedikim prekës për të.

Agroni ushtront profesionin e farmacistit nëë aktivitetin e tij privat. Ndarja nga jeta e agronit në mënyrë të papritur është dhimbje e madhe për familjarët, kolegët dhe të gjithë njerëzit që kanë pasur kontakte.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar kolegë, me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë Agron Spahiu. Agroni lindi më 16 korrik 1972 në qytetin e Peshkopisë. Shkollën e mesme e kreu në vendin e tij të lindjes në vitet 1987 – 1991. Në vitet 1991-1996 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, dega stomatologji. Më pas vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Farmaci, ku u diplomua në vitin 2010. Aktualisht Agroni ushtronte profesionin e farmacistit në aktivitetin e tij privat, Farmaci Spahiu. Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Agronit është një dhimbje e madhe për dy fëmijët e tij, për prindërit, familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë të afërmit. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë iu shpreh ngushëllimet e sinqerta fëmijëve, prindërve, familjarëve dhe të afërmve dhe ndan dhimbjen me ta për këtë ikje të parakohshme të tij. U prehsh në paqe Goni!