Në Kuçovë, qyteti ku plehrat janë kthyer në monument kulturor të peizazhit urban, vepron me përkushtim kompania “Viola Green”.
Emri i saj tingëllon si një premtim ekologjik, por realiteti flet ndryshe, kjo kompani është mjeshtre e një arti shumë më pak të këndshëm shpëlarjes së parave publike, ndërsa rrugët mbeten të mbushura me mbeturina.
Në qendër të kësaj skeme që ndot qytetin dhe pastron xhepat privatë, qëndron vetë Selfo Kapllani.
Gjatë kohës që ishte kryetar bashkie, ai themeloi “Viola Green” dhe siguroi që tenderat e pastrimit t’i kalonin pikërisht këtij subjekti familjar.
Administratori aktual është Sherif Kapllani, djali i xhaxhait, duke përforcuar më tej lidhjet familjare dhe interesat e ngushta që i shtrijnë rrënjët thellë në administratën lokale.
Ndërsa rrugët e Kuçovës ngjajnë me deponi, dhe mbeturinat qëndrojnë të pacaktuara, SPAK-u ka zgjedhur të arrestojë vetëm “pjesëtarë të vegjël”, ndërsa Selfo Kapllani dhe Kreshnik Hajdari dhe aleatët e tij vazhdojnë të mbeten jashtë shtrëngimit të ligjit.
Pasardhësi i Selfos, Kreshnik Hajdari, nuk është shqetësuar fare për këtë situatë, duke vazhduar kontratat me “Viola Green” pa asnjë garë apo kontroll.
Në video duket qartë, “Viola Green” nuk pastron qytetin, por pastron paratë e shtetit, ndërsa Kuçova mbetet nën pushtetin e plehrave të fshehura prapa tenderave dhe lidhjeve familjare.
Në fund të ditës, mësimi është i qartë, në Shqipëri, për të fituar tenderë, mjafton të jesh mjeshtër në ndotjen e qytetit dhe shpëlarjen e parave publike si Selfo Kapllani dhe kompania e tij “Viola Green”.