Pezullohet puna në Gjykatën e Pogradecit. Gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj raporton se disa prej punonjësve të këtij institucioni kanë rezultuar të infektuar me koronavirus pas testit që kanë bërë duke detyruar mbylljen e gjykatës. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e gjykatës së Pogradecit. Puna është e pezulluar deri në datë 17 mars me përjashtim të disa kategorive;
Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari.
Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, të pandehurit, ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre.
Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.
Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, të jetë për një periudhë 2 (dy) javore nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Kryetarët e gjykatave ngarkohen të marrin të gjithë masat për zbatimin e këtij vendim.