Rriten frikshëm rastet me Covid në Greqi, 23 viktima në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në Greqi vijon të mbetet shqetësuese pavarësisht shtrëngimit të masave me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në Greqi raportoi se në 24 orët e fundit është shënuar një rritje e ndjeshme me 2,353 të prekur.

Sipas autoriteteve 23 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6,557 viktima që nga fillimi i pandemisë.