Lulzim Hamitaj rezulton të jetë pronar i 4 apartamenteve dhe një toke në Mullet, Tiranë, vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro.
Në bazë të disa dokumentave rezulton se komisioneri i Vettingut është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë. Po ashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro.
Krahas apartamenteve, komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në Mullet, me vlerë totale 70 mijë euro. Në përmbledhje, pasuria e paluajtshme, e blerë nga komisoneri Hamitaj arrin në vlerë rreth 400 mijë euro.
Kushti thelbësor për të ruajtur procesin e Vettingut të pastër është transparenca e pasurive, sidomos të komisionerëve. Kjo pasi nese nuk ekziston transparenca para syve të opinonit publik rrëzohet dhe cënohet besueshmëria për vërtetësine e procesit. Ama komsionereve tanë nuk u intereson kjo pjesë, por vetëm të mbushin xhepat mirë dhe duke u bërë njesoj me gjyqytaret dhe prokurorët e inkriminuar.