Luan me ligjin siç i teket/ Komisionerja Xhensila Pine pozicion të sigurt në KPK

Reforma në drejtësi vijon të vazhdojë  në Shqipëri, por ecuria drejt jetësimit cilësor të saj, vijon të jetë thuajse e pamundur. Pas më shumë se tre vitesh ende nuk janë jetësuar institucionet kryesore të sistemit të ri, KLGJ, KLP, KED, IP etj, ndërkohë që pas vendimeve të shumta, qytetarët shqiptarë nuk kanë më besim as te procesi i Reformës në Drejtësi.

Duke filluar që nga Komisionerja Xhensila Pine, e cila nuk është dënuar akoma për ndërtimin pa leje që ka në qendër të Tiranës. Xhensila Pine ka ndërtuar një banesë 5 katëshe në mes të Tiranës, por që nuk e ka deklaruar si pasuri të sajën, pasi nuk i leverdis të dalin burimet e paligjshme të financimit. Nga ana tjetër deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Para se të bëhej pjesë e KPK-së, Xhensila kishte deklaruar këtë pronë në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, si pronë në emër të bashkëshortit të saj Egon Sinani, si trashëgimi por pa i caktuar vlerë.

Qytetarë të shumtë janë dënuar me burgim 3-5 vjet për ndërtime pa leje, që as shtëpi nuk mund ti quash, po një çati për të strehuar familjen e tyre. Ndërsa Komisionerja Xhensila Pine jeton në luks të shfrenuar, në vilën luksoze që duket qartazi se ku dhe si ka përfituar.

Vettingu duhet rifillojë menjëherë nga e para, sidomos kur faktet bërtasin që këta komisoner pa integritet moral kanë shkelur me këmbë sistemin e drejtësisë dhe janë bërë biznesmenë me pasuri të llahtarshme.

Pasi në pozicionin e Komisioneres së Vettingut dhe me shpatullat e mbrojtura nga politika që e zgjodhi, ka nisur edhe shtesën e asaj që ajo e quan vilë, të cilën po e shndërron në pallat. Ku është drejtësia në këtë vend kur gjykojnë të padrejtët? Vettingu duhet të fillojë me Xhensila Pinen e cila nuk është aty për të vendosur drejtësinë po për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt pasurimit dhe korruptimit.