A besoni se Jennifer Lopez është 52 vjeçare?

Ajo është prej kohësh e njohur për fizikun e saj që sfidon moshën.

Dhe Jennifer Lopez u dha fansave një paraqitje të shkurtër të sekretit të figurës së saj mbresëlënëse të trupit në një video stërvitore të shpërndarë në Instagram të mërkurën.

Aktorja, 52 vjeçe, shfaqi barkun e saj mbresëlënës e veshur me një bluzë të shkurtër ndërsa përfundonte një seancë ushtrimesh, të kompletuara me ngritjen e peshave dhe ulje-ngritjet e kundërta.

Në klip, Jennifer tregon figurën e saj tepër të tonifikuar të trupit në pjesën e sipërme të zezë të zbuluar, të shoqëruar me geta të së njëjtës ngjyrë.

Ylli i hitit “In the morning”, mund të shihej duke përdorur një sërë makinerish fitnesi, përpara se të pinte një gllënjkë nga uji i saj, duke djersitur derisa përfundonte serinë e ushtrimeve.