Një limon i plotë përmban 139% të dozës së rekomanduar të vitaminës C.
Gurët e veshkave ndahen në 4 kategori sipas faktorit që nxit formimin e tyre.
Këtu përfshihet: faktori genetik, infeksioni në veshka, konsumi i tepruar i mishit, peshkut dhe guackave të detit apo akumulimi i depozitave të kalçiumit. Gurët si pasojë e këtyre depozitave janë të zakonshme për ata që vuajnë nga këto gurë.
Si ndikon lëngu i limonit tek gurët në veshka?
Lëngu i limonit përmban sasi të larta të acidit citrik dhe atij askorbik që njihet ndryshe si vitamina C. Këto acide ulin gjasat e formimit të gurëve në veshka si pasojë e depozitave të kalçiumit.
Citratet janë kripëra të acidit citrik që lidhen me kalciumin dhe bllokojnë formimin e gurëve. Duke marr lëngun e dy limonave të tretur në një gotë ujë cdo ditë, rriten citratet në urinë dhe pakësohet rreziku i gurëve në veshka. Kësisoj, ekspertët thonë se lëngu i limonit mund të ndalojë formimin e gurëve në varësi të faktorit që i nxit ato.
Sasia e Nevojshme e Lëngut të Limonit: Një sasi prej 60-120 ml lëng limoni ofron sasi të mjaftueshme të acidit citrik dhe shumë antioksidantë që mirëmbajnë shëndetin e veshkave. Lëngu i limonit duhet të jetë i freskët dhe i shtrydhur nga një limon. Lëngjet e paketura nuk përmbajnë enzima apo ushqyes thelbësorë. Lëngun e limonit mund ta përzieni në çaj, mjaltë ose të bëni limonatë me të dhe ta pini rregullisht gjatë ditës.