“Absurde të akuzosh portalet për presion”, Spartak Ngjela: SPAK është i blerë, ka frikë nga të korruptuarit

Avokati Spartak Ngjela i ka cilësuar absurde deklaratat e Arben Krajës se SPAK ndodhet nën presion nga portalet.

Sipas tij, kjo prokurori nuk po arrin pritshmëritë e kërkuara, madje sipas tij është blerë nga të korruptuarit. Ngjela deklaroi se SPAK-un e goditi politika amerikane dhe kjo nuk duhet diskutuar më gjatë.

Sipas tij kjo nuk është me rëndësi për aq kohë sa ambasadorja Yuri Kim përfaqëson qëndrimet e SHBA-së dhe praktikisht Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK nuk funksionon, është i blerë dhe i trembur. Për më tepër Ngjela sqaroi se Kraja duhej pyetur dhe për afatet e hetimeve.

Nëse unë marr për të vërtetë atë që ka thënë ambasadorja amerikane dhe s’ka si të mos jetë e vërtetë, i gjithë ekuacioni merr atë rrjedhë”, u shpreh Ngjela.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fokusin te korrupsioni në Shqipëri dhe insistojnë pavarësisht se Shqipëria është shtet i pavarur, prej faktit se aleancën me vendin tonë e kanë të domosdoshme, kur marrim në konsideratë se na kanë futur në NATO pa asnjë ushtar.

Ngjela u shpreh  se amerikanët duan të luftojë korrupsionin në Shqipëri, pasi aleancën me vendin tonë e kanë të domosdoshme për zonën ku jemi vendosur. Sipas avokatit, 97% e shqiptarëve janë pro-amerikanë dhe ky është një tjetër faktor që i shtyn SHBA-ta të kenë interes për vendin tonë.

Çfarë e ka këtë qëllim politika amerikane kundër korrupsionit shqiptar? E keni vrarë mendjen? Pse është kaq i vendosur për t’i shkuar deri në fund? Aleancën me Shqipërinë e ka të domosdoshme për zonën. Të ka futur në NATO pa asnjë ushtar. Interesi ynë është shumë i madh dhe atyre i madh. Interesi i tyre nuk do ishte kaq i madh nëse nuk do t’i rezultonte që 97% e shqiptarëve janë pro-amerikanë”, u shpreh ai.

Avokati komentoi dhe protestën e 6 dhjetorit. Sipas tij, ajo është një protestë antieuropiane.

Kur je non-grata, nuk je i fortë”, u shpreh ai në “Euronews Albania”.