Akciza iu ‘kyç gojën’ pijedashësve! Rritja e çmimit çon drejt ‘zhdukjes’ birrën shqiptare, prodhimi bie ‘gropë’

Dyfishimi i akcizës së birrës nga 1 janari 2023 vijon të japë efekte negative për fabrikat e birrës. Për shkak të çmimit të lartë nga kostot e shtrenjtuara, birra shqiptare ka humbur konkurrueshmërinë, ndërsa importet janë shtuar në tregun shqiptar.

Sipas të dhënave të doganave për muajt janar-shkurt 2023, prodhimi i birrës është ulur 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-t.

Importet e periudhës janar-shkurt 2023 janë rritur 50% krahasuar me vitin paraardhës. Në këtë periudhë janë importuar 5,1 milionë litra birrë, sasia më e larta e shënuar në 10 vitet e fundit.