Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës.
Sipas mediave kosovare, të aksidentuarit dyshohet se janë shtetas të Shqipërisë. Lajmi është konfirmuar nga ka zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Patrullat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur makinën e dalë nga rruga, në të cilën ishin tre persona.
Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Akoma nuk janë bërë të ditur detaje të tjera lidhur me ngjarjen, por po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.