Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Sarandë-Ksamil ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bardanesh, ku mjeti i tipit Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë një një kanal.
Nga aksidenti i plagosur ka mbetur i mituri, R.P, 14 vjeç. Adoleshenti mësohet se ka marrë fraktura në kokë dhe për mjekim më të specializuar është transportuar në spitalin eTraumës në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 15.05.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi F. N ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë është përplasur me murin mbajtës. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi i mitur me iniciale R. P, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit