Një aksident ka ndodhur gjatë paradites në aksin Elbasan-Peqin. Ngjarja ndodhi në baipasin e peqinit. Dy automjete janë përplasur mes tyre duke devijuar nga rruga.
Si pasojë e përplasjes ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa, përveç tronditjes, drejtuesit dhe udhëtarët nuk kanë pësuar gjë.
Aksidenti ka shkaktuar trafik në të dy anët e rrugës.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia që normalizoi situatën dhe kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.