Aksidentet nuk kanë të sosur/ Një i ri në gjendje kritike në Elbasan

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Këtë herë në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Doganës, ku mësohet se një mjet që drejtohej nga një grua është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nuk bëhet ende me dije se cili është identiteti i të përfshirëve në këtë aksident.