Të paktën tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur në një sulm me thikë në Gjermani. Lajmi u bë me dije nga policia, e cila postoi njoftimin në Twitter
Ngjarja ndodhi ditën e sotme në një nga rrugët e Wuerzburg, në Gjermani. Sulmuesi u arrestua nga oficerët e policisë, ndërsa kalimtarët e qëlluan me karrige para se ta arrestohej.
Në pamjet e publikuara, sulmuesi i dyshuar shihet i zbathur dhe i armatosur me një thikë të gjatë, ndërsa, kalimtarët bërtasin dhe përpiqen ta ndalojnë atë.
“Ai kishte një thikë vërtet të madhe me të dhe po sulmonte njerëzit. Dhe pastaj shumë njerëz u përpoqën t’i hidhnin karrige ose çadra ose telefona celularë dhe ta ndalonin”, tha Julia Runze, një dëshmitare nga vendngjarja.