Aksidenti i rëndë/ Përplasen 2 makina, 3 persona dërgohen urgjent te Trauma…

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë-Milot ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.