Aksioni i SPAK në Ministrinë e Brendshme, vjen reagimi i menjëhershëm i ambasadores Yuri Kim: Ky është krim!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka dalë me një reagim të fortë pas aksionit të ndërmarrë nga SPAK në Ministrinë e Brenshme.

Kim përmes një postimi në Twitter thekson se manipulimi i proceseve të prokurimit publik është një vjedhje e të gjithë qytetarëve përfshirë edhe ata amerikanë taksat e të cilëve vijnë në ndihmë të Shqipërisë.

“Na vjen mirë të shohim veprimet e SPAK kundër Korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i prokurimeve publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, (përfshirë qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve iu japin ndihmë), për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve”. Ky është krim”, shkruan ambasadorja Kim.