Akuzat e Bashës ndaj prokurores Elizabeta Imeraj/ Ja çfarë pritet të ndodh në KLP

Pak kohë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka cilësuar Imerajn ikonë të krimit. Sipas kreut të PD-së, KPK nuk pati guxim ta shkarkojë Imerajn edhe pse përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM prej 8 orësh e kërkoi këtë.

Prandaj edhe ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pritet të diskutohet kërkesa e Elizabeta Imerajt, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës e cila ka mohuar kategoriskisht akuzat ndaj saj.
“Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli.Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do përgjigjeni sipas ligjit.Reagimi kaq personal është mungese fisnikërie, është reagim i bërë nga një ish- i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë“, u kundërpërgjigj Imeraj.
Elizabeta Imeraj ia doli të kalonte Vettingun pas një debati që pati me ndërkombëtarët dhe me anëtarët e KPK-së. tashmë pritet për tu parë se cfarë do të thotë përsëri për të mbrojtur inegritetin e figurës së saj.