Kritiku i Kremlinit, Alexey Navalny do të qëndrojë në burg pasi një gjykatë ruse refuzoi pjesërisht apelin e tij mbi dënimin me burg prej dy vite e gjysmë të dhënë ndaj tij këtë muaj.
Navalny u shpall fajtor për shpifjen ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore dhe u gjobit me 850,000 rubla (11,480 dollarë).
Këtë mëngjes, në Gjykatën e Qytetit të Moskës, gjyqtari shkurtoi dënimin e aktivistit me një muaj e gjysmë, pasi mori parasysh kohën që kaloi në arrest shtëpie nga dhjetori 2014 deri në shkurt 2015.
Avokati i Navalny Olga Mikhailova i bëri kërkesë gjykatës që të lirojë klientin e saj menjëherë, siç kërkohet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ).
Gjykata dha dënimin kundër Navalny-t në datë 2 Shkurt, pasi vendosi që ndërsa Navalny ishte në Gjermani, ai shkeli lirimin me kusht në lidhje me një dënim të marrë në vitin 2014.