Alma Faskaj, anëtarja e Vetingut, Falsifikon dhe shkel nenin kryesor për të qenë pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Mësohet se anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj nuk përmbush një nga kriteret e zgjedhjes së anëtareve të institucioneve të rivlerësimit, sic e parashikon ligji Nr.84/2016 neni 6 pika 1-dh, që shqyrton që një nga kriteret e përzgjedhjes të një anëtari të KPK, si më poshtë:

1.         Anëtar i Komisionit dhe gjyqtar i Kolegjit të Apelimit zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kriteret e mëposhtme:

dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit në momentin e aplikimit;

Nga burimi i informacionit që neve na kanë ardhur në redaksi kemi mësuar se anëtarja e KPK-së Alma Faskaj është shkarkuar nga detyra si e paaftë dhe për shkelje të ligjit, në vitin 1999, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një fakt që nuk dihet akoma se si ka mundur ta fshehë në dokumentet e kandidimit për tu bërë pjesë e Vetingut, është shkarkuar si gjyqtare në Lushnje në vitin 1996.

Bazuar në ligjin e mesipërm, theksojmë se ligji për Vetingun, parashikon se një nga kushtet për tu zgjedhur anëtar i KPK-së apo i Kolegjit të Apelimit është që ndaj kanditatit të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna. Me sa shihet qartë anëtarja e Vetingut Alma Faskaj ka fshehur shkarkimin për paaftesi, ku për rrjedhojë jo vetëm nuk plotëson një nga kriteret për të qenë anëtare e KPK-së por gjithashtu ka konsumuar veprën penale të ‘falsifikimit të dokumentave’ duke fshehur në ktë mënyrë një të vërtetë që e penalizon funksionin e saj.

Se si qëndron e verteta duket qartë në foton që ne po nxjerrim ekslusivisht për ktë çeshtje, ku lexohet qartë vendimi për shkarkimin e anëteres së KPK-së Alma Faskaj në vitin 1996.

Mbetet e paqartë se si është verifikuar profesionalizimi i znj.Faskaj, pasi, në regjistrat shtetërore rezulton se ajo është shkarkuar nga detyra për paaftësi dhe shkelje të ligjit, duke vendosur në pikepytje jo vetëm aftesitë profesionele, por edhe vertetësine dhe integritetin e të gjithe procesit të rivleresimit.