Angela Merkel merr dozën e parë të AstraZeneca 

Kancelarja gjermane Angela Merkel mori  dozën e parë të vaksinës Oxford-AstraZeneca Covid-19 të premten, njoftoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert në një mesazh në Twitter.

 

“Jam e lumtur që sot kam marrë dozën e parë të AstraZeneca. Do të doja të falënderoja të gjithë ata që janë pjesë e  fushatës së vaksinimit – dhe të gjithë ata që janë vaksinuar.

Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë, ”tha Seibert në emër të Merkel.