Ndryshon trupa gjykuese në Apel ndaj ish-kryeprokutorit Adriatik Llalla, pasi dy nga gjyqtarët kanë dhënë dorëheqjen.
Bëhet me dije se kanë dhënë dorëheqjes nga gjykimi i çështjes gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.
Dorëheqja e dy gjyqtarëve ka të bëjë me faktin se të dy këta gjyqtarë kanë dhënë vendim për sekuestrot e pasurive të ish kryeprokurorit Llalla.
Pritet që në seancën e radhës së Lallës të bëhet edhe zëvendësimi i gjyqtarëve.
Kujtojmë se, më 20 maj GJKKO e dënoi me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, për “mosdeklarim të pasurisë”, si dhe e përjashtoi për 5 vite nga funksionet publike. Gjykata Speciale vendosi që Llallës ti konfiskohen pasuritë.
Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:
– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.