Arabët gati të mposhtin Juventusin dhe klubet e Milanos, 20 milionë euro në vit për yllin e Serisë A

Milinkoviç-Saviç është një nga emrat më të përfolur këtë merkato vere, me mesfushorin serb që ka vendosur të largohet nga Lacio.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, në garë është futur dhe Al-Hilal, që ofron për 28-vjeçarin 20 milionë euro në vit, teksa bardhekaltrit do të përfitonin plot 40 milionë euro.

Me këtë ofertë arabët kanë hyrë ndjeshëm në garë me Juventusin dhe klubet e Milanos, duke i parakaluar menjëherë. Gjithashtu do të ishte dhe diçka e mirë për Lacion, me Lotiton që është shprehur se nuk do ta shesë atë në Itali.

Tani çdo gjë ndodhet në dorën e Milinkoviç-Saviç i cili do të duhet të vendosë për të ardhmen e tij sa më shpejtë të jetë e mundur.