Skandal: Drejtori i “AMP” Vlorë- Sarandë, agjent i shërbimeve sekrete Izraelite/ Vilson Dine i mbytur në korrupsion, i përfshirë në trafikun e drogës, a do ta hetojnë mikja e tij e vjetër Aida Hajna

Çudirat me policinë e Çuçit nuk kanë të sosur, punonjës policie të mbytur në korrupsion, të  përfshirë në trafikun e drogës. Një ndër ta është dhe Drejtori i “AMP” Vlorë- Sarandë Vilson Dine.

Vilson Dine ka qënë dy vjet Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë  ku jo pak herë ka qënë i përfshirë në kontrabandën e pijeve alkolike, Cigareve, trafikut të drogës, ato të qënieve njerzore  për të cilat do të flasim në vijim.

 

Nëpërmjet njohjeve të drejtorit të  “AMP” Vlorë- Sarandë Vilson Dine me miken e tij të vjetër Aida Hajna aktualisht drejtuese e “BKH”,  ky personazh është katapultuar në drejtues të AMP në  Vlorë.

Vilson Dine në cilësinë e drejtuesit ka nën mbikqyrje “DVP” Vlorë dhe “DVP”  Gjirokastër.  Dhe në cilësinë e shefit nën varsi mjeshtrin dhe ujkun e vjetër të korrupsionit Vaso Kalluci.

 

Vilson Dine nëpërmjet Kalluçit ju vë gjoba bizneseve në Sarandë Ksamil dhe njëkohësiht  punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit.

 

Drejtori Vilson Dine  është dhe agjenti i shërbimeve sekrete Izraelite por nuk është i konstatuar dhe ndërshkuar nga organet ligjzbatuese pasi nëpërmjet informacioneve kofidenciale , rezulton se ky drejtues mbrohet nga drejtuesja e BKH Aida Hajna.

Dine në facebookun e tij të emërtuar Sonny Brasco  deklaron se është  është drejtor rajonal   I institutit të Inteligjencës dhe forcave operacionale  Mosad, “Regional Director presso ‎The Institute for Intelligence and Special Operations (Mossad)”. Ndoshta mikja e tij Aida Hajna nuk ka djeni për këtë fakt, pasi nuk do ta mendonim se ajo do ta promovonte në krye të AMP Vlorë nja agjent të shërbimeve të huaja.

Vilson Dine i njohur me nofkën Sonny Brasco e ka kthyer policinë në hambar të të të ardhurave kriminale sidomos komisariatin Sarandë.  Në këtë qytet bregdetar  jo pak herë kemi denoncuar afera të ndërtimeve pa leje, në të cilat ishte e implikuar edhe policia e këtij komisariati.

Ky aktivitet kriminal lejohet nga treshja Vilson Dine, Vaso Kalluci dhe shefi i krimeve të Komisariatit Sarandë Sentilian Ndreu.  Të cilët në të paktën 50 raste (janë përfshirë në veprime korruptive me qëllim lejimin e ndërtimeve informale (fakte të cilat do të publikohen në vijim).

 

Treshja Vilson Dine, Vaso Kalluci dhe shefi i krimeve të Komisariatit Sarandë Sentilian Ndreu janë të përfshirë dhe në shpërndarjen e lëndëve narkotike( fakte të cilat do të publikohen në vijim).

Në vijim do të publikojmë, me fakte se si funksionon celula kriminale Vilson  Dine, Vaso Kalluci dhe shefi i krimeve të Komisariatit Sarandë Sentilian Ndreu.  Dfo të publikojmë  aferat se si Vaso Kalluci trafikon narkotikë nëpërmjet dy nipërve të tij.

 

Do të publikojmë aferat se si shefi i AMP, Vaso Kalluci trafikon narkotikë nëpërmjet dy nipërve të tij. Do të publikojmë se me çfar lekësh Kalluci ka blerë tre pasuri në Sarandë dhe se si me rrogën e tij ai ka ndërtuar pa leje një vilë në Dunavat të Gjirokastrës.