Arjan Çani: Lulzim Basha, killer politik i ftohtë! Më i frikshëm se Edi Rama, nëse bëhet kryeministër!

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar i PD-së, është “një killer politik”.

Çani tha se në rast se Basha bëhet kryeministër, do të jetë më i frikshëm se Edi Rama.

Pjesë nga biseda në studio:

Arjan Çani: Ky personazh është i frikshëm. Të përsosh këto që pëson ai, të dalësh me ballin lart, me zërin e qetë, pa t’u drdhur… Për mua kjo ka dy gjëra. Njëra, nuk është çudi që po të presë të presë, një ditë edhe mund të bëhet.

Ylli Rakipi: Shikon që hedh bojë ai mbi flokë, por nuk është edhe aq i ri ai Arjan…

Arjan Çani: I ri është ai, pse sa është? Duket në fytyrë se nuk ka rrudha. Për mua Basha është killer i ftohte politikisht. Nuk dua ta ngatërroj me situatën që u hapën llafet se ka edhe killera në tarracë ai. Por Basha vetë, nëse do profil psikologjik, me këtë episode, për mua, është i paparë, i padëgjuar.
Një njeri që pëson këto humbje dhe dështime, të dalë dhe të bëjë atë fjalim, nuk është dosido, është killer i ftohtë. Mua më tremb. Basha si kryeministër mund të jetë më i frikshëm se Rama. Kur e pashë se nuk tërhiqet dhe sillet si fitues, unë Edi Ramën se kam parë ndonjëherë të sillet kështu, kur humbi në 2009. Edi Rama, vërtet është pervers i niveleve të larta. Kur nxehet, nxehet. Kur thotë budallëk e pranon. Fitoi mandatin e tretë, nuk kishte triumfalizëm, dukej modest shumë. Dikush tjetër do të ishte hedhur përpjetë. Modest.
Basha është killer politik i ftohtë!