Arrestohet në Tiranë këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, shkaktoi aksident, pas testit doli se…

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar një aksident. Kur Blutë e Tiranës kanë mbërritur në vendngjarje, i kanë bërë testin e alkolit dhe ai ka rezultuar i dehur.

Mësohet se aktualisht Aleksandër Gjoka ndodhet në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa efektivë të Policisë janë duke e ruajtur në spital pasi akuzohet për veprën penale “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.

Mes 5 shtetasve të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, Policia thotë se është dhe këngëtari. “… dhe Aleksandër Gjoka, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, thuhet në njoftim.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që këngëtari arrestohet i dehur nga Policia. Edhe në vitin 2019 ai ëhstë ndaluar nga një patrullë e Policisë Rrugore dhe pas testit të alkolit, ka rezultuar i dehur.