Arrestohet shoferi hamshor i Ilir Beqjas, iu vardis komshijes në pallat, nuk i ndahej këmba-këmbës

Zakonisht shoferët e pushtetarëve shquhen për lëvizjen e parave të korrupsionit të ministrave dhe drejtorëve, por shoferit të Ilir Beqjajt, Arben Dani, i kishte ‘rënë në kokë’ për komshijen e tij. Shoferi i Ilir Beqajt i vardisej dhe përndiqte prej kohësh fqinjen, zonjushën M. M., ku nuk i ndaj këmba-këmbës.

Zonjusha nuk i përgjigjej dhe nuk e pranonte dashurinë e tij, por Arben Dani nuk hiqte dorë, duke kaluar në përndjekje. Dani nisi të kthehej në makth për M. M., e cila një ditë vendosi ta denoncojë në polici.

Më 17 prill 2022, efektivët e komisariatit Nr.3 në Tiranë, arrestuan Arben Danin, shofer i ish-deputet dhe ish ministrit, Ilir Beqja, që aktualisht mban postin e Drejtorit të Agjensisë së Ndihmave dhe Donatorëve.

Prapaskena mëson se pas denoncimit në polici, është thirur për t’u pyetur, Arben Dani, i cili më pas është arrestuar duke u akuzuar për veprën penale të “Përndjekjes”.

Dani ka dalë dje para gjykatës së Tiranës, ku fillimisht prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”.

Por pas depozitimit të disa provave materiale nga ana e avokates mbrojtëse, si fotografi dhe gjëndjen e punësimit të të arrestuarit, prokuroria ka mbajtur qëndrim tjetër në sallën e gjyqit, duke i kërkuar gjykatës caktimin e masës ë arrestit në shtëpi për Arben Dani.

Kjo kërkesë e përfaqësuesit të akuzës, është pranuar nga gjykata e Tiranës, duke urdhëruar që shoferi i socialistit Ilir Beqja, të lirohet nga qelia dhe të qëndrojë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Sipas dosjes hetimore, Dani në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur M.M, e cila është banore në të njëjtin pallat ku banon dhe personi i arrestuar.

Çështja vijon të qëndrojë ende në hetim nga prokuroria e Tiranës, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë një qartësim të plotë të përgjegjësisë penale të Arben Danit.