Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma në drejtësi dhe të treguar të gatshëm ta pengojnë atë. Reforma supozohet të garantoj të drejtën e qytetarëve për një shoqëri demokratike ku askush nuk është mbi ligjin, por nuk po ndodh keshtu.
Reforma në drejtësi në Shqipëri, që nga miratimi vazhdon të prodhojë debate. Kjo reformë ka ecur ngadalë dhe nuk ka prodhuar atë që qytetarët prisnin prej saj. Edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë artikuluar këtë shqetësim, si problematike të rëndë.
Reforma në Drejtësi që u miratua me konsensus të plotë politik, duke marrë 140 votat e kuvendit të Shqipërisë afro 4 vjet më parë, si dhe me mbështetje të gjerë të faktorit ndërkombëtar, nuk ka arritur ende rezultatat e dëshiruara. Këto vite janë mjaftueshëm për të bërë një bilance dhe nxjerrë mësime nga zbatimi i reformës në drejtësi, per të kuptuar dështimin dhe për të marr masa për të ndryshuar për mirë situatën.