Në klinikën pediatrike në Rodos, Greqi raportohet se një foshnjë tre muajshe është infektuar me koronavirus.
Mjekët dyshojnë se foshnja do ta ketë marrë virusin nga ndonjë familjar i cili do të jetë i infektuar.
Për të dalë në konkluzione të sakta, po bëhet edhe testimi i familjarëve edhe pse foshnja nuk paraqet probleme të veçanta klinike.