Asnjë i vdekur, rriten lehtë rastet me covid/ Ministria nxjerr të dhënat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2706 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 7 qytetarë: 3 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 1 rast në Kavajë.