Thierry Breton, komisioneri europian përgjegjës për furnizimin e bllokut me vaksina, ka thënë se BE mund të mos rinovojë kontratën e saj me AstraZeneca për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave.
Breton tha se AstraZeneca ishte zotuar të furnizonte BE-në me 120 milion doza gjatë tremujorit të parë të 2021 por kishte dorëzuar vetëm 30 milion. Gjithashtu do të dorëzojë 70 milion doza gjatë tremujorit të dytë nga 180 milion. Kontrata e saj me bllokun skadon në fund të qershorit.
“Asgjë nuk është përfundimtare dhe ne do të vazhdojmë të negociojmë,” tha Breton.
Presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, njoftoi javën e kaluar se blloku do të merrte një shtesë prej 50 milion dozash të vaksinës Pfizer / BioNTech në tremujorin e dytë dhe konfirmoi se komisioni ishte në bisedime për një kontratë të re për 1.8 miliardë doza në 2022 dhe 2023.
“Ne duhet të përqendrohemi në teknologjitë që janë testuar dhe kanë treguar vlerën e tyre”, tha von der Leyen, duke shtuar se Pfizer / BioNTech ka treguar se është një partner i besueshëm.
“Ajo i ka përmbushur zotimet e saj dhe u përgjigjet nevojave tona”, përfundoj von der Leyen.