Atentat në Tiranë, hidhet në erë një makinë në lëvizje, plagosen shoferi dhe pasagjeri! Një prej tyre i arrestuar në 2009, tentoi të vriste 3 persona me granatë

Një tjetër ngjarje kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Mikel Harizaj, 42 vjeç, dhe Serino Dume, 26 vjeç, kanë mbetur të plagosur pas një atentati mëngjesin e sotëm në kryeqytet! Makina e llojit ‘Mazda’, me të cilën po udhëtonin është hedhur në erë me lëndë plasëse rreth orës 02:50 në zonën e Unazës së Re, afër rrethrrotullimit të Selitës.

Si pasojë e shpërthimit pasagjeri dhe shoferi, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

42-vjeçari Mikel Harizaj, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai është arrestuar në 2009, pasi pas një sherri në Vlorë tentoi të vrasë me granatë 3 persona.