Shumë i lumtur Paolo Maldini për arritjen e kuqezinjve në Londër. Një barazim me shumë vlera…
Author: Keli
Kupa e Mbretit/ Ndryshon orari i “Klasikes”, ja kur do të luhet ndeshja Barcelona-Real Madrid
Federata Spanjolle e Futbollit ka modifikuar orarin e nisjes së Klasikes së Kupës së Mbretit mes…
Nuk e diskuton fitoren ndaj Fraiburgut, Alegri “ndez” Vlahoviçin: Pres dopietë nga Dushani
Triumfi në Europa Ligë ka mbetur i vetmi front ku Juventusi mund të shpresojë rreth një…
Jemi të dëshpëruar dhe zhgënjyer”, Mbape pas eliminimit: Bëmë maksimumin, dua të fitoj kampionatin
Sulmuesi Kilië Mbape ka mbetur i dëshpëruar pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampioneve. Parisienët…
Arsenali riniset me Zhezusin, Arteta kërkon kokën e Sportingut
Arsenali rikthehet të ndiejë aromën europiane në Ligën e Europës. Pengesa e kryesuesve të Premier Ligës…
Dështuan në Champions ndaj Bajernit, shikoni memet epike kundër “yjeve” Mesi dhe Mbape
Një ndeshje e dominuar totalisht nga bavarezët, të cilët arritën të shënojnë dy gola duke i…
Përballë njëra-tjetrës në Ligën e Europës, ja statistikat e duelit Juventus-Fraiburg
Sot luhet ndeshja e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Europës mes Juventusit dhe Fraiburgut. Ja…
Asllani feston ditëlindjen e 21-të, ja urimi special i Interit për mesfushorin shqiptar
Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani feston sot ditëlindjen e 21-të, dhe klubi ku ai luan nuk mund…
Trajneri 35-vjeçar përpara këtij takimi do të diskutohej jo pak për zgjedhjen e guximshme, duke vendosur në pozitën e titullarit nga krahu i djathtë një emër të panjohur kur vjen fjala tek eksperienca dhe përgjegjësia e Josip Stanisiçit. Gjithashtu Julian nuk do ta ndalte euforinë, duke i kërkuar ndihmë të tijve me të njëjtën paraqitje edhe në vijim, e cila do t’i kurorëzonte. MOTIVIMI- “Nëse sillemi me të njëjtin emocionalitet dhe dëshirë si në ndeshjen e fundit, atëherë rrugëtimin drejt suksesit e kemi në dorën tonë. Pra formulën e kemi gjetur, mjafton ta prezantojmë edhe të ruajmë trendin e motiveve të mësipërme”, shprehej i kënaqur Nagelsmani. SURPRIZA-“Jo të gjithë besuan se Josipi do të tregonte temperament pët t’u admiruar ndaj kundërshtarëve të klasit botëror. Ja që e bëri më së miri detyrën e mbrojtësit të djathtë dhe ia largoi dyshimet mbi prezencën në duelet me kaq impakt. Unë kam besuar se Stanisiçit i nevojitej kohë dhe durim për të treguar potencialin e vërtetë dhe kualitet që ai mbart. Kjo sfidë i vuri kapak shumë dilemave, mes tyre dhe interpretimi i lojës së 22-vjeçarit”. LOJA-“Fillimi i lojës na e bëri të vështirë interpretimin e saj, pasi miqtë u përpoqën të na impononin tempin e lojës dhe dha efekte negative në organizimin tonë. Gjithsesi me kalimin e minutave filloi të bjerë edhe trysnia e PSG-së, e cila u pasuar në produktivitetin tonë në kuadratin e Donarumës. Fraksion i së dytës mbarti më vete edhe qartësinë, përkthyer me dy gola. Nga jashtë mund të evidentohet si gabim i prapavijës rivale, por ishte presioni ynë me forca të shumta në zonë që krijoi rrjedhën e tillë”. ZËVENDËSIMET-“Gnabri dhe Knaselo e vërtetuan se çfarë janë të aftë të konkretizojnë, pavarësisht minutazhit. Jam me fat që kam një ekip, i cili funksionin jo vetëm në bazë të 11-shit startues”, përfundoi Nagelsman. Duhet thënë se Zhoa së bashku me Gnabrin kanë qëndruar në hije duelet e fundit nga përzgjedhjet e Julianit.
Jan Zomer rrezikoi që të dënonte keq Bajernin e Mynihut mbrëmjen e djeshme, me një dalje…
Stanisiçi i vuri kapak shumë dilemave, Nagelsman: Edhe 5 ndeshje si kjo dhe dalim kampionë
Bajern Mynih do të siguronte biletën e kthimit për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve.…